Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Reagim i ashpër i Mal Berishës për ndalimin e të riut kampion nga policia

Në mes të protestave që po zhvillohen prej ditësh në Tiranë me kërkesën për dorëheqjen e ekzekutivit, autoritetet kanë ndërmarrë disa shoqërime dhe ndalime qytetarësh.

Ish-diplomati dhe studiuesi Mal Berisha ka sjellë në vëmendje rastin e një të riu të quajtur Roelt, i cili ndonëse është paraqitur nga strukturat e rendit si shkelës i ligjit, në realitet studion për dirigjim në Universitetin e Arteve dhe luan me ekipin e basketbollit GOGA, që mban titullin kampion i vendit.

Në mesazhin e tij publik, Berisha shprehet me ironi: “Nga ekrani i televizorit, syri më kapi një ‘kriminel’ të cilin policia e arrestoi dhe e ‘shpëtoi’ Shqipërinë nga një person kaq i ‘rrezikshëm’! Ai është Roelti, student i Universitetit të Arteve, në degën e dirigjimit. Në moshën 11-vjeçare, ai zuri vendin e dytë në MasterChef për të rinjtë shqiptarë. Fitues i disa çmimeve ndërkombëtare në piano. Anëtar i ekipit të basketbollit GOGA, kampion i Shqipërisë. Na ruaj, o Zot, nga ky ‘kriminel’!”

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)