Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Kontrast mes fjalëve dhe veprimeve: A duhet besuar Rama i së kaluarës apo i së tashmes?

Në kohë protestash dhe thirrjesh për dorëheqje, Edi Rama vazhdon të drejtojë qeverisjen, ndërkohë që në opinionin publik rikthehen premtimet e tij të dikurshme se nuk do të qëndronte përgjithmonë në pushtet.

Edi Rama: Nuk kam ndërmend të plakem e të bëhem lolo duke dhënë konfernaca nga shtëpia duke mbajtur të gjithë miletin në tension se ikën dhe mendja. Kur të vijë një moshë e caktuar, tërhiqu, hapi vendin tjetrit.

Gjatë kohës kur ndodhej në opozitë dhe në fazën e parë të qeverisjes, kreu i ekzekutivit theksonte se nuk kishte në plan të kalonte gjithë jetën si kryeministër. Këto deklarata po riqarkullojnë tani që vendi ndodhet përballë protestave dhe thirrjeve për ndryshim nga qytetarët.

Gjatë ditës së tetë të protestës studentore, mijëra të rinj dhe qytetarë vazhdojnë të kërkojnë largimin e kreut të qeverisë, duke ngritur shqetësime lidhur me dështimet në menaxhim, kushtet e studentëve dhe problemet e tjera që kërkojnë ndërhyrje urgjente.

Megjithatë, pavarësisht pakënaqësisë popullore, kryeministri vijon të pozicionohet si i vetmi që e meriton këtë detyrë.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)