Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Protestuesi kërkon shkrirjen e partive: Rama dhe Berisha janë bashkë, policia po përdoret për qëllime politike

Një nga protestuesit ka ngritur akuza të rënda kundër udhëheqësve politikë, duke kërkuar shfuqizimin e sistemit aktual dhe largimin e Edi Ramës e Sali Berishës. Gjatë deklaratës së tij, ai theksoi nevojën për një shtet të së drejtës dhe drejtësi të mirëfilltë, ndërsa denoncoi atë që e quajti terror ndaj popullsisë dhe keqpërdorim të forcave të rendit.

“Duam shtet ligjor, po ushtrohet terror ndaj shqiptarëve. Kanë shkelur Kushtetutën me të dyja këmbët. A ka Zot që t’i dënojë këta? Duam drejtësi, jo dhunë. Policia po përdoret nga politika”, u shpreh protestuesi.

Më tej, ai kërkoi ndryshimin rrënjësor të strukturës politike, duke i etiketuar formacionet si neokomuniste dhe duke theksuar se krerët kryesorë duhet të tërhiqen përfundimisht.

“Ne duam zgjidhje politike. Le të shkrihet klasa politike dhe partitë, të gjitha janë neokomuniste. Rama dhe Berisha janë bashkë, le të largohen të dy. Berisha ka kapur PD-në, të lirojë partinë e të ikë i pari”, deklaroi ai.

Në fjalën e tij, qytetari solli në vëmendje të ardhurat e punonjësve të policisë, duke i vënë përballë shpenzimeve të zyrtarëve shtetërorë.

“Polici paguhet 700 mijë lekë! Aq nuk bën as bidéja e Belinda Ballukut”, u shpreh ai.

Ai kërkoi gjithashtu veprime ligjore ndaj kreut të qeverisë, përfshirë sekuestrimin e pasurisë, si dhe rikthimin e integritetit të strukturave të sigurisë.

Në fund, protestuesi refuzoi çdo formë dhunë, duke shtuar se kishte marrë pjesë në tubim me simbole paqësore.

“Nuk jemi të dhunshëm, unë kam ardhur me lule. Nuk duam gjakderdhje dhe vëllavrasje. Nëse vdes një qytetar këtu, do të bëhet gjaku lumë”, deklaroi protestuesi.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)