Gazetari Erl Murati ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po vepron njësoj si Sali Berisha pas ngjarjeve të 21 Janarit, duke akuzuar mediat për komplot pas sulmeve ndaj News24.
Murati theksoi se ky televizion ka transmetuar ngjarjet në mënyrë transparente dhe pa mbajtur anë, ndërsa shtoi se kreu i qeverisë është mësuar të kontrollojë mediat dhe çdo mosbindje e sheh si rebelim. Sipas tij, fakti që qytetarët e ndjekin dhe kryeministri merret me këtë media tregon se redaksia po kryen detyrën siç duhet. Ai përmendi gjithashtu përplasjet e gjata mes qeverisë dhe pronësisë së televizionit, duke u ndalur te largimi nga godinat për çështjen e KAYO-s, e cila është nën hetim për trafik ndërkombëtar armësh, duke e mbyllur me shprehjen se koha u dha të drejtë.