Kryeministri Edi Rama komentoi qëndrimin e pedagogëve, të cilët kanë lajmëruar një protestë, gjatë një takimi që pati me drejtorët e shkollave.
Ai u shpreh se ka një këndvështrim tjetër për ata pedagogë që e krahasojnë këtë situatë me ngjarjet e vitit 1991.
“Disa pedagogë e konsiderojnë këtë valë dhune si të ngjashme me 91. Unë nuk dua të hy këtu. Sepse me pedagogët është temë tjetër dhe gjërat kam dëshirë t’i them përballë. Flisni sa më shumë me nxënësit këto ditë dhe mësuesit, pasi kjo gjë dihej se nën puplat e flamingove u fshehën dhe duart që sot kanë dalë haptas. Por çfarë e sfidon një shtet, e bën edhe më të fortë! E bën vetëm më të fortë. Policia e Shtetit meriton respektin dhe mbështetjen e të gjithëve.”, tha ai.