Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Hetimet për tenderat, Belinda Balluku paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka shkuar gjatë kësaj të marte në ndërtesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Gazetarja Klodiana Lala bën me dije për BalkanWeb se asaj i është komunikuar shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri në muajin janar të vitit 2027.

Balluku dyshohet për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera lidhur me disa procedura prokurimi, ku përfshihen ngritja e Tunelit të Llogarasë, disa segmente të Unazës së Madhe të kryeqytetit dhe procedura të tjera, në të paktën 8 raste nën hetim, si dhe për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë për shkelje e favore në tendera në shkëmbim të ryshfeteve, duke përfshirë kohën kur ajo drejtonte institucionin “Albcontrol”.

Gjithashtu, ajo përballet edhe me akuzën e pastrimit të produkteve të veprës penale, respektivisht pastrimit të parave.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)