Prokuroria e Posaçme ka regjistruar zyrtarisht hetimet ndaj ish-ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të saj Artan Gaçi, nën dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash. Hetimet vijnë pas mbërritjes së të dhënave nga një letërporosi e një shteti të Bashkimit Evropian, ndërsa prokurorët po verifikojnë edhe statusin e investitorit strategjik për projektin e resortit luksoz.
Sipas informacioneve të bëra publike, zyrtarja e lartë dhe bashkëshorti i saj janë njohur me pozitat e tyre të reja ligjore në prani të mbrojtësve ligjorë, pasi hetuesit kanë mbledhur prova lidhur me transaksionet dhe dyshimet për falsifikim dokumentesh pronësie. Organi i akuzës pritet të vendosë në vijim nëse do t'i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë me një kërkesë për autorizim, apo nëse hetimet do të vijojnë ndaj saj në gjendje të lirë.