Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Katër të vdekur nga flakët në një shtëpi në Irlandë, dy fëmijë po luftojnë për jetën

Një zjarr me pasoja tragjike në qytetin e Uaterfordit në Republikën e Irlandës ka lënë të vdekur katër persona, mes të cilëve dy të mitur. Nga e njëjta ngjarje, dy fëmijë të tjerë po marrin ndihmë mjekësore në gjendje tepër të rëndë.

Fatkeqësia ndodhi në orët e para të mëngjesit në zonën Birchuood, rreth tre kilometra larg qendrës. Sinjalizimi te shërbimet zjarrfikëse mbërriti pak pas orës 05:00, por flakët kishin marrë përmasa të mëdha përpara se ekipet të arrinin në vendin e ngjarjes.

Megjithëse punonjësit e shpëtimit ndërhynë me shpejtësi dhe nxorën disa individë nga banesa, katër prej tyre nuk arritën të mbijetonin. Sipas policisë vendase, viktimat janë një burrë, një grua dhe dy fëmijë, ndërkohë që dy fëmijët e mbijetuar ndodhen në spital nën kujdes intensiv mjekësor.

Zona përreth u rrethua nga forcat e rendit, ndërsa krahas zjarrfikësve në terren ndodhen edhe specialistë nga kompania e gazit. Komuniteti lokal ka mbetur thellësisht i prekur, pasi familja njihej mirë në lagje. Hetimet e autoriteteve mbeten në vijim për të zbardhur shkaqet që shkaktuan këtë fatkeqësi të rëndë.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)