Tensione të reja janë shënuar gjatë protestës së gjashtë të studentëve kundër qeverisë, ku një grua ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në tokë, ndërkohë që forcat e rendit kanë përdorur sërish gaz lotsjellës ndaj turmës.
Skena u regjistrua kur një nga pjesëmarrëset në tubim u ndie keq dhe u shtri përtokë, çka solli thirrjen e menjëhershme të autoambulancës për t'i ofruar ndihmën e parë mjekësore. Pavarësisht kësaj situate, efektivët e policisë hodhën sasi të mëdha gazit lotsjellës drejt qytetarëve, përfshirë zonën ku ndodhej gruaja, në përpjekje për të shpërndarë protestuesit të cilët vijojnë të qëndrojnë në bulevard dhe të manifestojnë pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë.