Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Biznesmeni Arbër Abazi kalon si i pandehur nga SPAK për akuzën e pastrimit të parave

Biznesmeni Arbër Abazi është zyrtarisht i pandehur për pastrim parash, në kuadër të hetimeve që përfshijnë ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, pasi dyshohet se ka mbuluar financimin e vilës së saj në Palasë.

Sipas raportimeve të gazetares Klodiana Lala për BalkanWeb, gjatë ditës së sotme është parashikuar paraqitja në SPAK e 15 personave të tjerë, të cilëve gjithashtu u janë komunikuar akuzat. Procedurat do të vijojnë edhe ditën e nesërme për pjesën tjetër të të pandehurve të përfshirë në këtë çështje. Ndërkohë, hetimet ndaj Arbër Abazit për dyshimet rreth financimit të ndërtimit të vilës së Ballukut në Palasë po zhvillohen veçmas, teksa verifikimet e mëtejshme mbeten të hapura.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)