Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka dalë në mbrojtje të televizionit News24 pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se kreu i ekzekutivit shpik kundërshtarë sa herë ndodhet në vështirësi.
Ajo u shpreh se shënjestrimi i mediave përbën një përpjekje për të frikësuar gazetarët dhe çdo qytetar që guxon të protestojë apo të kërkojë llogari. Sipas saj, kreu i qeverisë nuk duhet të ndërhyjë në linjën editoriale të mediave dhe ka detyrimin të japë llogari para publikut, ndërsa shprehu solidaritetin me gazetarët që nuk i nënshtrohen presionit politik.