Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Akuzat e rënda të qytetares në protestë: Bashkëshortit të ndjerë i grabitën pronat

Gjatë tubimit të gjashtë kundër qeverisë, një grua me shtetësi amerikane hodhi akuza të forta për tjetërsimin e pasurive të partnerit të saj të ndjerë.

Sipas saj, zyrtari Ermal Nufi ka ndërhyrë pranë AKSHI-t për të kryer veprime të paligjshme, ndërsa shtoi se denoncimet e bëra në SPAK nuk kanë sjellë asnjë rezultat dhe janë transferuar në Durrës. "Bashkëshorti im ka bërë pasuri përpara se të ndërronte jetë. Pronat janë tjetërsuar nga oligarkët," u shpreh ajo, duke shtuar se legalizimet për të tjerët janë bërë brenda shtatë ditëve, ndërsa kërkesat e tyre mbetën pa përgjigje.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)