Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka konfirmuar se do të vazhdojë të mbështesë Florjan Binajn për kreun e Bashkisë së Tiranës, pavarësisht hyrjes së tij në garë si i pavarur.
Lapaj theksoi se dëshiron që edhe subjektet e tjera që e përkrahën në fillim të mos heqin dorë nga ky qëndrim. Megjithatë, ai shtoi se ekziston mundësia që formacioni i tij politik të prezantojë një emër tjetër për garën, nëse Binaj nuk kërkon ndihmën e tyre.
“Ne i qëndrojmë mbështetjes për zotin Binaj. Do ta mbështesim dhe uroj që të mos tërhiqen të tjerët nga mbështetja që i dhanë në fillim. Ai del si kandidat i pavarur, ndoshta nuk e kërkon mbështetjen tonë dhe ne do të nxjerrim një kandidat tonin, por nuk tërhiqemi nga mbështetja për të”, deklaroi Lapaj.