Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Vrasja e ish-efektivit Santiago Malko: Apeli i GJKKO jep 28 vite burg për Erlis Dukën dhe konfirmon vendimet e tjera

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi dënimin me 28 vjet heqje lirie për Erlis Dukën, i cili ishte liruar nga akuza në shkallën e parë për vrasjen e ish-policit Santiago Malko.

Ndërkaq, trupi gjykues la në fuqi vendimet e mëparshme për pjesën tjetër të të pandehurve. Leonard Duka u dënua me 30 vjet burg, kurse Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku, Dritan Agaj dhe Oltjon Loga u dënuan me nga 25 vjet burg secili, siç bën të ditur gazetarja Klodiana Lala.

Vendime pati edhe në gjykime të veçuara për persona të tjerë të implikuar në këtë ngjarje kriminale. Blendi Teta u dënua me 25 vjet burg, ndërsa Ilir Selmani u dënua me 28 vjet burg.

Pjesëtarët e grupit të njohur si klani Duka përballen me akuza për angazhimin e tyre në vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko, ngjarje e cila u shënua në kryeqytet.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)