Protestuesit kanë nisur një marshim drejt Kryeministrisë, duke thirrur parulla për revolucion pas një periudhe tubimi pranë Ministrisë së Arsimit.
Nxënësit e studentët, së bashku me familjarë, qytetarë dhe simpatizantë të opozitës, kanë përshkuar Rrugën e Durrësit drejt selisë së qeverisë. Prej 160 ditësh, pjesëmarrësit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, ndërkohë që gjatë tubimit janë dëgjuar thirrje të ndryshme kundër drejtuesve politikë.