Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, deklaroi se ekziston mundësia e një takimi me udhëheqësin koreanoverior Kim Jong Un gjatë udhëtimit të tij në rajon.
Para nisjes nga Uashingtoni, udhëheqësi amerikan u shpreh para gazetarëve: “Do të jemi me Presidentin Xi. Ai ishte këtu një muaj më parë dhe do të takohemi gjithashtu me Presidentin Putin, dhe mund të takohemi edhe me Kim Jong Un. Pra, kjo do të jetë mirë. Mund të kemi një shans për të arritur shumë”. Nga ana tjetër, një burim i lartë pranë administratës amerikane deklaroi të premten se nuk ekzistonte ndonjë plan për kontakte me Phenianin.
Më herët gjatë muajit gusht, Trump kishte paralajmëruar një takim me drejtuesin e shtetit aziatik brenda këtij viti. Gjatë mandatit të tij të parë, ata zhvilluan disa takime, ndër të cilat spikat vizita e vitit 2019, kur ai u shndërrua në kreun e parë amerikan në detyrë që shkeli në territorin e Koresë së Veriut përmes Zonës së Demilitarizuar.