Një protestë e re ka filluar ditën e sotme para godinës së Kryeministrisë në Tiranë, ku nuk kanë munguar as përplasjet me forcat e rendit.
Edhe pse kushtet atmosferike nuk janë të favorshme, qytetarët janë tubuar përpara selisë së qeverisë. Nga ana e tyre, efektivët e policisë janë pozicionuar në mbrojtje të institucionit.
Sipas gazetarit Osman Stafa, policia ka ndërhyrë për të sprapsur protestuesit nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, duke i detyruar ata të zhvendosen në trotuar.
Me gjithë motin e pafavorshëm, pjesëmarrësit shprehen të vendosur dhe vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit, të cilin e fajësojnë për korrupsion të shtrirë në të gjitha nivelet e administratës.