Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Sulme të ndërsjella mes Rusisë dhe Ukrainës: Goditen urat kyçe në Kiev dhe Krime

Konflikti mes Moskës dhe Kievit është përfshirë nga një valë e re goditjesh reciproke që kanë vënë në shënjestër infrastrukturën vitale. Raketat ruse kanë dëmtuar dy ura kryesore në kryeqytetin e Ukrainës, ndërsa forcat ukrainase kanë ndërmarrë një sulm ndaj urës së Kerçit në gadishullin e Krimesë.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, deklaroi se raketat ruse goditën urat Veriore dhe Jugore mbi lumin Dnjepër, duke shkaktuar dëme në infrastrukturën kritike të qytetit. Për pasojë, zona të caktuara mbetën pa ujë, energji elektrike dhe ngrohje. Shpërthimet ndodhën pak para mesnatës së së martës, ndërsa pati edhe dëmtime në linjat e metrosë mbi tokë dhe banorët u kërkua të strehoheshin në mjedise nëntokësore.

Përtej kësaj, Ukraina ka goditur urën e Kerçit, një simbol i rëndësishëm i kontrollit rus. Guvernatori i rajonit i vendosur nga Moska, Sergei Aksyonov, deklaroi se nga ky sulm humbën jetën dy persona dhe trafiku mbi urë u ndërpre. Kjo urë, e ngritur nga Rusia pas aneksimit të vitit 2014 dhe e inauguruar nga presidenti Vladimir Putin në vitin 2018, ka qenë vazhdimisht në shënjestër për shkak të peshës së saj logjistike.

Këto zhvillime ushtarake ndodhin ndërkohë që zyrtarë amerikanë, ukrainas dhe evropianë po zhvillojnë bisedime për paqen, pas pretendimeve ruse për përballimin e një sulmi masiv me 600 dronë drejt Moskës dhe njoftimeve ushtarake se brenda 24 orëve kishin interceptuar dhe shkatërruar 2,049 dronë e katër raketa Flamingo.

Pas takimit online me të dërguarit amerikanë Jared Kushner dhe Steve Witkoff, Kushner deklaroi se Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara për t’i ofruar Ukrainës garanci të forta sigurie dhe rrugën drejt Bashkimit Europian. Nga ana e tij, presidenti Volodymyr Zelensky e cilësoi takimin të vështirë, kërkoi më shumë mbrojtje kundër raketave balistike dhe përsëriti akuzat se Rusia siguron dhjetëra raketa në muaj nga Koreja e Veriut.

Ndërkohë, autoritetet ukrainase konfirmuar se numri i viktimave nga bombardimi i mëparshëm në fshatin Kamyshuvakha ka arritur në 72 të vdekur, me katër persona të tjerë të zhdukur. Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë në shkurt të vitit 2022 dhe sot kontrollon rreth një të pestën e territorit ukrainas, ndërsa Kievi refuzon të dorëzojë territoret e mbetura të Donbasit.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)