Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Spiropali kundër imunitetit të Ballukut: Një qasje e papranueshme, ajo është viktimë e sistemit

Ish-deputetja socialiste Elisa Spiropali ka shprehur qëndrimin e saj kundër ruajtjes së imunitetit parlamentar për Belinda Ballukun, duke e cilësuar këtë qasje si një standard të papranueshëm.

Spiropali u shpreh se nuk ka asnjë mosmarrëveshje personale me Ballukun, por theksoi se kundërshtoi përdorimin e imunitetit për të shmangur drejtësinë, duke shtuar se ky praktikë duhet të marrë fund përfundimisht në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Ajo shtoi: „Europa është standard, është liri e kurajo për të ndryshuar situatën tënde. Njerëzit ndihen të përjashtuar nga vendimmarrja. Duhen institucione. Unë nuk votova bashkë me grupin. Shoh lloj-lloj telenovelash me një person të caktuar, por nuk mbështes modelin që u ndoq. Isha kundër që të votohej pro imunitetit. Na duhet një vend, që të ketë drejtësi.“

Duke vijuar fjalën e saj, ajo theksoi se problematika kapërcen emrat e përveçëm dhe se ndien keqardhje për mënyrën se a i qaset pushteti individit. „Ky model nuk ka lidhje me emrat se shoh që në media lidhen. Në këtë model vihen përballë njëri-tjetrit njerëz. Ky pushtet vazhdon të qëndrojë në këmbë. Unë kam keqardhje për personin që më vini përballë. Ju mendoni se unë e mendoj xhelat, por e mendoj viktimë. Që nuk pyet për integritet, nuk ka kufijë për mënyrën se si e ushtron legjitimitetin. Punët publike kanë ngelur rrugëve,“ u shpreh ajo.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)