Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Shehu pas triumfit ndaj Bjellorusisë: Kemi cilësi për skuadra të mëdha, synojmë Evropianin

Mesfushori i kombëtares, Juljan Shehu, u shpreh i lumtur pas suksesit 2-0 kundër Bjellorusisë dhe theksoi se skuadra ka potencialin e duhur për të kaluar te klube më të fuqishme.

“Të them të drejtën jam shumë i lumtur që performova mirë, por më e rëndësishme që ndihmova ekipin për një rezultat pozitiv. Shpresoj të vazhdojmë kështu. Kemi potencial dhe kualitetin e duhur për ekipe më të forta.
Shpresoj të arrijmë Europianin nga kualifikueset, sepse do të ishte gjëja më e bukur për ne. Nuk do të ishte e vështirë të shkonim në “play off”. Shpresoj të shkojmë në Europian nëpërmjet kualifikueseve”, deklaroi Shehu.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)