Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Protestuesi para Kryeministrisë: Më kërcënuan me pranga për flamurin kuqezi

Shaban Brika, protestuesi që ka rënë në sy me flamurin kombëtar para Kryeministrisë, ka ngritur akuza ndaj policisë për kërcënime me arrestim.

Në një deklaratë për News24, Brika u shpreh se është paralajmëruar tri deri në katër herë nga një drejtues policie vetëm pse mban flamurin kuqezi, pa i dhënë ndonjë shpjegim dhe duke aluduar për mllefe personale të efektivëve. Ai shtoi se është kthyer posaçërisht nga Anglia për këtë protestë, pasi flamuri i ka munguar gjatë viteve në emigrim. “Me kanë kërcënuar me arrestim sepse mbaj flamurin. Është një shef atje që ma tha. Më kanë kërcënuar 3-4 herë. Unë po mbaja flamurin, por ata kanë mllefet e tyre. Nuk më thanë as arsye. Unë këtë flamur kuqezi kam qejf, më ka munguar që nga viti 1992 e deri më sot, kur kam qenë në emigrim. Kam ardhur nga Anglia vetëm për këtë flamur. Këta e kanë në tru sikur unë paguhem që mbaj këtë flamur”, u shpreh Shaban Brika për News24.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)