Ka vijuar tubimi i radhës përballë Kryeministrisë kundër ekzekutivit, i cili shënon të 173-tin me radhë, ku uniformat blu kanë ndërhyrë për të zmbrapsur pjesëmarrësit drejt trotuarëve.
Forcat e rendit kanë nisur t'i largojnë qytetarët duke mos i lejuar të qëndrojnë në bulevard, për shkak të aktit normativ qeveritar që ndalon protestat në këtë zonë. Nga ana e tyre, protestuesit kanë deklaruar se akti normativ është antikushtetues, pasi e drejta e tubimit mbrohet nga Kushtetuta. Gjatë këtij veprimi të policisë, ata kanë brohoritur në kor “Poshtë diktatura”, ndërkohë që raportohet edhe për shoqërime të personave pjesëmarrës nga ana e efektivëve.