Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Përplasje dhe tension te Ministria e Arsimit, digjen koshat dhe qëllohet me gurë ndaj forcave të rendit

Situata është tensionuar gjatë tubimit të zhvilluar përpara Ministrisë së Arsimit, ku disa koshat plehrash kanë marrë flakë dhe pjesëmarrësit kanë hedhur gurë në drejtim të forcave të rendit, të cilët janë kundërpërgjigjur me sprej piper.

Sipas transmetimit drejtpërdrejt të News24, strukturat e sigurisë po përgatisin autobotin me ujë, ndërkohë që një fraksion i të rinjve vazhdon hedhjen e gurëve drejt ndërtesës së ministrisë dhe efektivëve. Ndërkohë, policia ka bërë thirrje përmes megafonit për qetësi dhe shmangie të dhunës.

Tubimi pranë dikasterit të arsimit filloi në orën 14:00, kurse deri në këto momente bëhet e ditur se dy qytetarë janë shoqëruar nga uniformat blu.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)