Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Pamje të rënda nga Shkodra: Makina dal nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar

Janë publikuar pamjet filmike të aksidentit të rëndë në Shkodër, ku një 67-vjeçare humbi jetën pasi u godit nga një automjet ndërsa po lëvizte në këmbë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:40, pranë zonës së njohur si “Ura e Bahçallëkut”. Sipas pamjeve të siguruara nga BalkanWeb, drejtuesja 27-vjeçare e automjetit tip “Range Rover”, e identifikuar si Bleona Pashuku, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët metalike të një objekti.

Nga ky përplasje tragjike, ndërroi jetë kalimtarja Edmonda Barbullushi, 67 vjeçe, e cila po ecte në trotuar në atë moment.

Ndërkohë, grupi hetimor po vazhdon punën e tij për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)