Studenti Orion Çela ka diskutuar rreth tubimit të paralajmëruar për 28 Nëntor në emisionin “News24 Fundjavë”, duke theksuar se qytetarët dhe të rinjtë janë të palëkundur në qëllimin e tyre për të mos u tërhequr deri në shkarkimin e kreut të qeverisë, Edi Rama.
Gjatë bisedës, Çela bëri të ditur se strukturuesit e ngjarjes kanë dakordësuar hapat se si do të procedohet për këtë aksion.