Një ngjarje e dhunshme ka ndodhur në fshatin Neviçisht të Korçës, ku një shtetas është lënduar me armë të ftohtë (thikë) në kushte ende të paqëndrueshme hetimore.
Viktima e këtij sulmi dyshohet se ka pësuar tri dëmtime në trup dhe është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Burimet paraprake bëjnë me dije se ai nuk paraqet rrezik për jetën. Ndërkaq, autoritetet po punojnë për të zbuluar motivet dhe dinamikën e plotë të këtij incidenti.