Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Neritan Ceka: Lëvizja e të rinjve të bëhet forcë politike, opozita të mbështesë një kandidat të vetëm për Tiranën

Historiani dhe ish-ministri Neritan Ceka deklaroi se protestat e të rinjve duhet të shndërrohen në një organizim politik dhe të marrin pjesë në zgjedhje, duke propozuar që Tirana të ketë një kandidat të vetëm për kryetar bashkie të mbështetur nga opozita.

Gjatë një interviste televizive, Ceka komentoi zhvillimet aktuale dhe ndalua te dhuna e shfaqur gjatë tubimeve. Ai pretendon se ndërhyrjet e policisë nuk lidhen vetëm me ruajtjen e rendit, por përbëjnë një operacion të komanduar nga persona jo-profesionistë.

Sipas tij, pavarësisht episodeve të tensionit, shumica e protestave kanë qenë të qeta. Ceka theksoi se sfida për protestuesit është ndërtimi i një alternative politike, duke sjellë si shembuj lëvizjet në vende të tjera si Syriza në Greqi.

Lidhur me zgjedhjet vendore në kryeqytet, ai sugjeroi që kandidati të vijë nga radhët e lëvizjes dhe të mos jetë mbi 40 vjeç, ndërsa opozita të kufizohet vetëm te gara për këshilltarë bashkiakë. Ceka u shpreh se “Zoti e vraftë opozitën në qoftë se del edhe ajo në zgjedhjet e Tiranës me një kandidat të vetin.”

Në fund, ai kritikoi politizimin e administratës publike dhe e cilësoi partinë si një formë biznesi në Shqipëri, duke kërkuar ndryshime ligjore për ta shkëputur administratën nga ndikimi i partive politike.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)