Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Ndërhyrja e forcave të rendit, qytetarët sprapsen me forcë nga zona pranë selisë qeveritare

Forcat e rendit kanë ndërhyrë sërish për të sprapsur qytetarët që po zhvillonin një tubim paqësor në afërsi të Kryeministrisë.

Demonstruesit po qëndronin në trotuarin ngjitur me institucionin ekzekutiv, moment në të cilin efektivët e policisë iu afruan dhe i detyruan të largoheshin me forcë nga vendi.

Kjo ndërhyrje solli reagimin e ashpër të njerëzve të pranishëm, të cilët ngritën shqetësimin se përse po pengoheshin ndonëse ndodheshin në trotuar.

Sipas dëshmive të vetë protestuesve, autoritetet nuk po i lejojnë të protestojnë në Bulevard dhe tashmë po i deberojnë edhe nga trotuari para Kryeministrisë, duke u mohuar çdo hapësirë për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)