Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Muçollari për fjalët e Spiropalit: Më mirë vonë se kurrë, por kreut të qeverisjes i duhet kërkuar largimi

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, ka komentuar qëndrimet e Elisa Spiropalit rreth tensioneve në radhët e Partisë Socialiste, duke vlerësuar se çdo tension i brendshëm që zbulon të metat e qeverisjes i vete në ndihmë opinionit publik. Gjatë një interviste në emisionin “Minuta e Parë” në News24 me moderatore Ola Brukon, ai vuri në dukje se Spiropali solli në vëmendje shqetësime që qytetarët i kanë ngritur kohë më parë, por ngriti njëkohësisht pikëpyetje për kohëzgjedhjen e këtij reagimi.

Sipas tij, këto deklarata vlerësohen pozitivisht vetëm nëse pasojnë nga ndershmëria dhe hapa praktikë, ndërsa shtoi se kryeministrit Edi Rama nuk i duhet kërkuar përmirësim, por largim përfundimtar. Po ashtu, ai nënvizoi se angazhimi i deputetëve të tjerë socialistë ndaj mangësive qeverisëse do të përbënte një kontribut shtesë për qytetarët, të cilët synojnë një alternativë tjetër drejtimi.

“Në aspektin e shërbimit të mirëfilltë, lidhen kur forcat politike janë qeverisëse. Kur brenda forcës politike ka përplasje brenda llojit, qoftë dhe mundësi reagimi kur ti nuk ke reaguar më parë, i shërben shoqërisë. Ajo që sot Spiropali iu drejtua shoqërisë, foli për problematika që shoqëria i ka adresuar. Pse u kujtua tani? Më mirë vonë se kurrë. Çdo retorikë që përpiqet të ndërtojë një tjetër pamje nga ajo që na ofron shteti, është e dëmshme. Qeveria apo politikëbërja zgjat për 14 vite, reflekton në shumë aspekte. Spiropali tha gjëra që shoqëria i ka njohur tashmë. Nëse i ka të sinqerta reflektimet, duhet të reagojë.
Nuk duhet t’i thuash Ramës: ndrysho dhe ik. Por vetëm ik! Nuk ka sens logjik: ‘ndrysho’. Mbetet për t’u parë me sa sinqeritet, bazuar mbi atë se çfarë do të thotë. Në momente të caktuara mund të ketë shërbyer për ngritjen e murit të unitetit. Por çdo deputet që reagon do të ishte vlerë e shtuar në kuadër të një shoqërie që është zgjuar dhe kërkon model të ndryshëm. Për këtë foli dhe zonja Spiropali, për një përbashkim.”, tha ai.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)