Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Moti i keq nuk i zmbraps qytetarët, vijon protesta para Kryeministrisë kundër kreut të qeverisë

Edhe pse ka pasur reshje shiu, qytetarët janë mbledhur pasditen e sotme para godinës së Kryeministrisë në Tiranë, në ditën e 162-të të tubimeve kundër qeverisë. Manifestimi nisi rreth orës 18:30, menjëherë pas protestës kombëtare të një dite më parë e cila u shoqërua me përplasje mes forcave të rendit dhe pjesëmarrësve.

Të pranishmit vazhdojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, duke pohuar se nuk do të heqin dorë derisa ai të japë dorëheqjen. Përveç kundërshtimit ndaj ekzekutivit, tubimi përcjell edhe mesazhin e refuzimit ndaj elitës tradicionale politike, duke i vënë në të njëjtin nivel Edi Ramën dhe Sali Berishën.

Në qendër të vëmendjes mbetet edhe qëndrimi i studentëve, të cilët kanë hedhur poshtë ftesat e vazhdueshme të kryeministrit për bisedime. Ata shprehën se nuk pranojnë të ulen në tryezë dialogu, pasi e akuzojnë atë për korrupsion dhe për përdorim të dhunës policore ndaj të rinjve gjatë tubimeve.

Pavarësisht incidenteve të mëparshme dhe pranisë së shtuar të policisë, njerëzit janë rikthyer para selisë qeveritare për të vazhduar kërkesat e tyre për ndryshim në politikë.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)