Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Shtëpinë Muze të Alfabetit Shqip në qytetin e Manastirit në Maqedoninë e Veriut, ku u shënua trashëgimia historike e Kongresit të Manastirit.

Gjatë kësaj vizite, kreu i ekzekutivit shqiptar vuri theksin te rëndësia e këtij institucioni dhe e krahasoi atë me zhvillimet e tjera në Ballkan.

“Në shitoren e Ballkanit ka plot shtëpi ku burra të rëndësishëm janë ulur pas një oxhaku për të vendosur për një luftë për një kufi, derisa këtu në këtë shtëpi 118 vite më parë njerëzit u ulën për të vendosur se si do t’i shkruanin njëri-tjetrit nga Manastiri në Shkodër.”

Më tej, Rama përmendi kontributin e Parashqevi Qiriazit si e vetmja grua e pranishme në atë ngjarje të shënuar, duke e lidhur atë me punën për abetaren e përbashkët me Kosovën, ndërsa theksoi gjithashtu sfidat aktuale të gjuhës shqipe në epokën e teknologjisë.

“Mes burrave të këtij Kongresi ishte edhe një grua, Parashqevi Qirjazi që u bë një frymëzim për ne kur bëmë abetaren e përbashkët me Kosovën. Shqipja është në një agresion të madh si të gjithë vendet e vogla në kohën e teknologjisë”, u shpreh Rama.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)