Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Kryeministri Edi Rama reagoi ashpër ndaj pretendimeve për largimin nga detyra të kryepolices së Tiranës, duke hedhur poshtë idenë se pozicioni i punonjësve lidhet me mbështetjen ndaj postimeve të Erion Veliajt.

Gjatë një deklarate, Rama ngriti pyetjen se si mund të shkarkohet një drejtuese që e ka mbajtur me dinjitet uniformën e kryepolicit bashkiak, vetëm sepse nuk ka interaktuar me postimet e Veliajt.

“Si mund të largohet një grua që e ka mbajtur me dinjitet uniformën e kryepolicit bashkiak të kryeqytetit, ashtu si të tjerë drejtues dhe punonjës, pse nuk u bëjnë ‘like’ e ‘share’ dorëshkrimeve të Lali-t nga burgu imagjinar politik, apo pse nuk gëzojnë mbështetjen e avokatit të tij?”, është shprehur Rama.

Kreu i qeverisë drejtoi kritika edhe ndaj avokatit të Veliajt, duke thënë se ai i adresohet Bashkisë së Tiranës në cilësinë e drejtuesit politik, pavarësisht se bën pjesë te personat e përjashtuar nga kjo strukturë.

Në përfundim, kryeministri nënvizoi se sjelljet arrogante ndaj qytetarëve nuk do të tolerohen dhe se askush nuk duhet të ushtrojë presion për shkak të qëndrimeve politike.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)