Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Kërkesa e Prokurorisë për Fredi Kokoneshin dhe tre të pandehurit e tjerë

Prokuroria ka kërkuar një vit heqje lirie për ish-kryetarin e Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, si dhe tre vite heqje të së drejtës për të mbajtur poste publike, nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, organi i akuzës ka kërkuar dënimin e tre personave të tjerë, Dorjan Spaho, Andi Bullari dhe Ledio Xharo, të cilët akuzohen për të njëjtën vepër penale. Për secilin prej tyre, respektivisht Dorjan Spahon, Andi Bullarin dhe Ledio Xharon, kërkohet nga një vit burgim dhe nga dy vite ndalim për ushtrimin e funksioneve publike.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)