Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Homazhe për shefin e Krimeve në Vlorë, Skënder Hita: Humbje e rëndë, fëmijët e tij nuk do të mbeten vetëm

Trupi i pajetë i Ermal Lulajt, i cili mbante detyrën e shefit të Krimeve në Vlorë, është dërguar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, një ditë pas ngjarjes fatale në aksin Fier-Vlorë.

Oficeri i policisë humbi jetën mbrëmjen e kaluar, pasi automjeti i tij “Toyota” u përplas me një mjet skrep në lëvizje pranë zonës së Novoselës.

Në ceremoninë mortore mori pjesë edhe drejtuesi i Policisë, Skënder Hita, i cili përcjell ngushëllimet për këtë humbje.

Ai bëri të ditur se trashëgimtarët e Ermal Lulajt do të mbështeten vazhdimisht nga Policia e Shtetit.

“Ditë shumë e dhimbshme për ne, për familjen dhe për ata të cilët e kanë njohur. Unë e kam njohur që në fillimet e karrierës së tij. Ndjej një keqardhje të madhe për mënyrën se si u largua kaq shpejt. U largua babai i tre fëmijëve, bir i një familje shumë të mirë një koleg shumë i mirë. Fëmijët e tij nuk do të jenë vetëm, për çfarëdo kujdes që do të kenë familja e madhe e Policisë së Shtetit gjithmonë do tu gjendet”, ka thënë ai.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)