Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

GJKKO refuzon kërkesat e Ilir Metës për kafazin e xhamit dhe kamerat, çështja e përgjimit kalon te Drejtoria e Burgjeve

Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca e radhës për procesin gjyqësor ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ku ish-presidenti ka paraqitur tri kërkesa të reja.

Gjatë hapjes së gjyqit, Meta kërkoi të largohej nga kafazi i xhamit për t'u ulur pranë mbrojtësit të tij, Bujar Musta, lejimin e transmetimit televiziv të seancës, si dhe verifikimin e pajisjeve të mundshme të përgjimit në ambientet e paraburgimit gjatë takimeve me avokatin. Prokurori Arben Kraja kundërshtoi praninë e kamerave, ndërsa për çështjen e përgjimit u shpreh se ajo nuk hyn në kompetencat e SPAK, kurse për kërkesën e kafazit ia la vendimin në dorë gjykatës.

Në përfundim, trupi gjykues vendosi të rrëzojë dy nga kërkesat, ndërsa lidhur me dyshimet për përgjimin e bisedave me avokatin, gjyqtari Erion Bani njoftoi se materiali do t'i dërgohet për verifikim Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)