
Një shtetas shqiptar 40-vjeçar po lufton për jetën në një spital të Maltës, pasi gëlltiti një substancë narkotike gjatë përpjekjes për t'i shkaktuar arrestimin nga efektivët e policisë.
Incidenti u regjistrua të dielën, rreth orës 11:00 të paradites, në rrugën Triq il-Halel në zonën e Gjirit të Shën Palit. Sipas autoriteteve policore, automjeti u ndalua gjatë një kontrolli rutinë pasi drejtuesi dhe pasagjeri nuk kishin vënë rripat e sigurimit. Gjatë verifikimit, 40-vjeçari që udhëtonte si pasagjer u pikas me një qese në formë doreze gishti dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike.
Në momentin që efektivët provuan ta prangosnin, ai kundërshtoi dhe u arratis, duke gëlltitur lëndën e dyshuar gjatë kësaj kohe. Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin Mater Dei, ku sipas stafit mjekësor ndodhet në rrezik jetësor.
Ndërkohë, shoferi i makinës, një 42-vjeçar gjithashtu shqiptar, u largua nga vendi i ngjarjes por ukap pak më vonë dhe u vu nën masën e paraburgimit. Gjatë aksionit, një rreshtere policie mori dëmtime të lehta dhe u trajtua në njësi shëndetësore. Blutë bënë me dije se në vendngjarje u sekuestruan një sasi e konsiderueshme kokaine e dyshuar dhe dy thika, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.