Gjatë fjalës së tij në Kuvend për projektbuxhetin, deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, lëshoi akuza të ashpra ndaj qeverisë, duke pretenduar se një pjesë e madhe e fondeve do të vidhet.
Gjekmarkaj u shpreh se nga 10 miliardë euro që është buxheti, gjashtë miliardë do të grabiten nga zyrtarët. Ai shtoi se qytetarët e shprehin çdo ditë në rrugë pakënaqësinë e tyre përmes protestave.
Agron Gjekmarkaj: "Nga 10 miliardë euro që është buxheti, ju 6 mld do i grabisni. Kjo, sepse ju rrugën nga 4 milionë euro kilometrin e keni çuar 22 mln euro, e keni dëshmuar që dini të vidhni. Himni juaj historik është “vjedhje në mëngjes, në drekë e në darkë”.
Antihistorike është që shtetin e kanë marrë në dorë Agasi, Vlora Hyseni etj. Shqipëria ju përçmon me fjalë, me vezë, jeni të urryer, jeni banalë, sepse keni njerëzit në rrugë kundër politikave tuaja. Jeni zuzarë, ne meritojmë Shqipëri tjetër nga kjo."