Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

David McAllister shpreh shqetësim në PE për situatën politike dhe protestat në Shqipëri

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian, kryetari David McAllister ka trajtuar situatën politike në Shqipëri dhe protestat e fundit të qytetarëve.

Gjatë fjalës së mbajtur, ai vuri në dukje se protestuesit kanë kërkuar llogari kundër korrupsionit, abuzimeve qeveritare dhe shtrenjtimit të jetesës, ndërsa solli në vëmendje edhe pikëpyetjet rreth origjinës së fondeve për ndërtimin e kullave në kryeqytet.

“Kemi marrë mesazhe të shumta shqetësuese rreth situatës politike në Shqipëri. Shqiptarët dolën në rrugë kundër abuzimit të pushtetit, rritjes së korrupsionit dhe rritjes së kostove të jetesës”, u shpreh ai.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)