Çmimet e karburanteve në vend kanë shënuar një ulje të re, ku nafta është liruar me 6 lekë dhe benzina me 3 lekë për litër, sipas vendimit të Bordit të Transparencës të marrë më 5 nëntor.
Sipas vendimit të ri, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për naftën ka rënë nga 216 në 210 lekë për litër, kurse benzina kushton tashmë 169 lekë për litër, duke u ulur nga 172 lekë që ishte më parë. Ndryshime ka pasur edhe në tregtimin me shumicë, ku nafta u caktua në 198 lekë për litër nga 204 lekë, ndërsa benzina ra nga 160 në 157 lekë për litër. Këto tarifa të reja kanë hyrë në fuqi në orën 13:45 të datës 5 nëntor dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e radhës së Bordit të Transparencës. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.