Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

“Boll na bëtë për budallenj”, protestuesja lëshon akuza të ashpra para Kryeministrisë: Rama do të rrëzohet

Një protestuese e pranishme para Kryeministrisë mbajti një fjalim të ashpër, duke kritikuar qasjen e Policisë së Shtetit ndaj tubimeve dhe duke akuzuar ekzekutivin për përdorimin e dhunës ndaj qytetarëve, studentëve dhe të miturve.

Gjatë fjalës së saj, ajo ngriti shqetësimin për përdorimin e mjeteve të kushtueshme si droni me vlerë 300 mijë euro, automjetet e ujit, armët e ftohta dhe lëndët kimike, duke pretenduar se këto të fundit dëmtojnë edhe vetë efektivët e policisë. Sipas saj, policia kërkon largimin e protestuesve nga rruga, ndërsa qeveria shpërblen punonjësit e rendit për ndërhyrjet e dhunshme.

“Policia do që ne të largohemi. Por nuk është vepër penale droni 300 mijë euro, makinat e ujit që pamë dje, armët e ftohta të përdorura kundër fëmijëve, kur studentëve dhe minorenëve u thyhen këmbët, përdorimi i lëndëve kimike ndaj protestuesve? Helmet e përdorura janë edhe në dëm të policisë, por këta janë të paaftë dhe nuk e kuptojnë. U jep shpërblim policisë Rama që të dhunojnë protestuesit”, u shpreh ajo.

Në përfundim, protestuesja theksoi se qytetarët kërkojnë drejtësi dhe nuk do të tërhiqen, duke lëshuar paralajmërime të forta ndaj kryeministrit.

“Boll na bëtë për budallenj, sorra e korba, boll ju dëgjuam. Ju ka ardhur fundi, mos sot, nesër ky do të rrëzohet. Ndaj ka marrë mjete të rënda. Po kërkojmë drejtësinë”, deklaroi protestuesja.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)