Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Arlind Qori: PS është e krimbur, hetimet ndaj bashkëshortit të Spiropalit dëshmojnë kupolën e shantazhueshme

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka drejtuar akuza të ashpra kundër Partisë Socialiste, duke e etiketuar si një forcë politike “të krimbur” dhe duke vënë në dukje mungesën totale të zërave kritikë ndaj udhëheqjes.

Gjatë një interviste në emisionin Zonë e Lirë në News24, Qori e cilësoi nisjen e hetimeve të SPAK ndaj bashkëshortit të Elisa Spiropalit si një formë larjeje hesapesh. Ai theksoi se figurat kryesore në strukturat drejtuese të socialistëve nuk mbahen bashkë nga idealet apo parimet politike, por prej dinamikave të shantazhit reciprok.

“PS është aq e krimbur, sa bashkë rrinë vetëm për faktin se kanë fuqi për të shantazhuar njëri-tjetrin. Janë 200-300 vetë në Asamble dhe nuk del njeri t’i thotë një kritikë. Arsyeja se përse nuk bëjnë dot kritika është se janë të shantazhueshëm. I shantazhueshëm është një njeri që ka bërë faj”, deklaroi Qori.

Sipas kreut të Lëvizjes Bashkë, pikërisht kjo klimë shantazhi shërben si çelës për të kuptuar heshtjen dhe mungesën e çdo qëndrimi kritik brenda radhëve të forcës politike në pushtet.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)