Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Një alarm ajror u dha këtë të diel në territorin rumun, pasi radarët e ushtrisë kapën një shënjestër ajrore afër kufirit me Ukrainën.

Përballë kësaj situate, dy avionë luftarakë F-18 dhe dy helikopterë NH-90 të Forcave Ajrore dhe Hapësinore Spanjolle u nisën nga Baza Ajrore 57 Mihail Kogalniceanu, duke qenë në gatishmëri për policimin ajror të NATO-s. Ministria rumune e Mbrojtjes njoftoi se Qendra Kombëtare e Komandës Ushtarake vuri në lëvizje Inspektoratin e Përgjithshëm për Situatat e Emergjencave për të paralajmëruar banorët e veriut të qarkut Tulcea.

Në orën 15:06 u lëshua një njoftim përmes platformës RO-Alert për të lajmëruar qytetarët, ndërsa gjendja e alarmit përfundoi në orën 15:42. Autoritetet në Rumani bënë të ditur se nuk u konstatua asnjë shkelje e hapësirës ajrore dhe nuk publikuan të dhëna shtesë mbi llojin ose burimin e objektivit të kapur nga radarët.

Ngjarje të ngjashme janë shfaqur herë pas here në zonat kufitare rumune që nga fillimi i luftës ukrainase, si pasojë e sulmeve nga ajri dhe përdorimit të mjeteve fluturuese pa pilot pranë kufirit. Deri më tani, Bukureshti ka njoftuar disa herë për pikasjen e mjeteve ajrore dhe ka aktivizuar avionët e Aleancës për ndjekjen e zhvillimeve.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)