Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Aktivisti Martinaj: Kandidati për kryetar të Tiranës të vijë nga radhët e studentëve

Aktivisti Visar Martinaj u bën thirrje të rinjve që të bashkohen dhe t'i japin lëvizjes së tyre një drejtim politik.

Gjatë një tubimi të zhvilluar përpara godinës së Ministrisë së Arsimit, ai u shpreh se akademiket e rinj duhet të propozojnë emrin e tyre për garën e bashkisë së kryeqytetit, duke u bërë thirrje forcave opozitare që t'i japin mbështetjen e tyre.

“Duhet që studentët të organizohen. Kandidati për bashkinë e Tiranës të dalë nga studentët dhe nga askush tjetër. T’i bëhet ftesë partive politike që nëse duan ta mbështesin, nëse nuk duan të rrinë aty ku janë, të mbajnë Ramën. Qëllimi duhet të jetë heqja e Bashkisë së Tiranës nga kthetrat e PS. Mision është marrja e bashkisë së kryeqytetit”, tha ai.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)