Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Aktivisti Aliaj: Rama po qeveris me metoda si të Lukashenkos, gjobat janë për frikësim

Gjatë protestës së radhës kundër qeverisë, aktivisti Mirjan Aliaj ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e krahasuar atë me udhëheqësin bjellorus Aleksandr Lukashenko.

I pranishëm në tubim, Aliaj deklaroi për News24 se masat e ndërmarra nga kreu i ekzekutivit janë në kundërshtim me Kushtetutën. Sipas tij, vendosja e gjobave synon frikësimin e qytetarëve dhe studentëve, por theksoi se ata nuk do të tërhiqen.

"Askush nuk e ndal protestën. Mendoj se askush nuk e di se kur do të ndalet protesta, sepse janë artikuluar disa kërkesa, që me kohën janë kristalizuar", u shpreh ai.

Gjithashtu, aktivisti përsëriti thirrjen për largimin e kryeministrit: "Ne kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit Rama. Ne kërkojmë qeveri teknike, për të krijuar kushtet për një demokraci funksionale në Shqipëri. Rama përdor metodat e Lukashenkos, kishte edhe protesta në Bjellorusi dhe kështu veproi dhe lideri autoritar bjellorus."

Në mbyllje të fjalës së tij, Aliaj u ndal te e drejta kushtetuese e tubimit: "Masat e Ramës janë antikushtetuese. Qytetarët kanë thënë se nuk mund të merret leje për protesta, mjafton njoftimi. Gjykata ka shpallur të pafajshëm protestuesit, sepse është e drejta e qytetarëve të protestojnë. Edhe gjobat që vendosen janë për të frikësuar studentët, por se nuk do ia dalin."

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)