Pas zhvendosjes së tubimit në drejtim të Kuvendit, autoritetet kanë ndryshuar shifrat e qytetarëve të shoqëruar në komisariate.
Sipas të dhënave nga terreni, vetëm 11 persona vijojnë të mbahen të ndaluar nga policia. Ky ndryshim erdhi pasi një numër i madh prej mbi 20 vetash, të cilët ishin marrë gjatë momenteve të para të fërkimeve dhe tensioneve, tashmë kanë fituar lirinë.