Përplasjet e ashpra në bulevard kanë shkaktuar plagosjen e dy personave, të cilët janë transportuar drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmën mjekësore. Të dy qytetarët e dëmtuar gjatë protestës përpara Ministrisë së Arsimit dhe përgjatë Rrugës së Durrësit ndodhen në vetëdije të plotë.
Njëri prej të lënduarve i është nënshtruar kontrolleve paraprake për të mësuar shkallën e lëndimeve, ndërsa tjetri është shtruar menjëherë në repartin përkatës ku po trajtohet nga stafi i urgjencës. Ndërkohë, trupa mjekësore në këtë spital po qëndron në gatishmëri të lartë për shkak të zhvillimeve të vazhdueshme në terren.