Demonstrata e studentëve dhe qytetarëve në kryeqytet, e cila nisi paradite, ka përshkallëzuar me zjarrvënie në disa ndërtesa zyrtare dhe ndërhyrje të forcave të rendit. Turma është drejtuar nga Kuvendi, ndërkohë që më herët është sulmuar me flakë edhe godina e Ministrisë së Drejtësisë.
Uniformat blu kanë ndërhyrë me numra të shtuar për të shpërndarë turmën, duke shoqëruar disa persona në zonën qendrore. Tubime dhe bllokime të qarkullimit janë shënuar gjithashtu në disa arterie kyçe të vendit gjatë kësaj proteste të vazhdueshme.