Situata në protestë ka degjeneruar në përplasje, pasi qytetarët kanë arritur të depërtojnë në derën e Kryesisë së Kuvendit dhe kanë vënë zjarr në hyrje të ndërtesës.
Tubimi ka marrë përmasa më të ashpra, ndërkohë që efektivët e rendit janë kundërpërgjigjur duke lëshuar sasi të mëdha gazit lotsjellës dhe bombola shpërthyese me synim shpërndarjen e turmës. Pavarësisht reagimit të strukturave të sigurisë, studentët nuk janë tërhequr, duke vazhduar rezistencën e tyre të bashkuar në rrugët e kryeqytetit.