Protesta e studentëve në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" është kthyer në një revoltë të hapur, ndërsa efektivët e policisë po përgjigjen me gaz lotsjellës.
Demonstruesit kanë hedhur molotovë dhe lëndë piroteknike në drejtim të forcave të rendit, duke shkaktuar vatra zjarri në zona të ndryshme të bulevardit. Nga ana e tyre, autoritetet kanë hedhur sasi të konsiderueshme gazi lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Numri i pjesëmarrësve në tubim vijon të rritet, ndërsa në rrugën kryesore të kryeqytetit dëgjohen vazhdimisht shpërthime të forta.