Një protestë e organizuar nga të rinjtë para Ministrisë së Arsimit u shoqërua me përleshje fizike dhe ndërhyrje të forcave të rendit, të cilët përdorën gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Gjatë këtij tubimi, situata degjeneroi dhe në qendër të vëmendjes ra dhunimi i një studenti brenda mjetit të policisë.
I riu i dëmtuar, i identifikuar si Klevin Metaj, student në Universitetin e Tiranës dhe djalë i gazetares Brikena Metaj, u filmua duke u përleshur fizikisht me gjashtë efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Pamjet e shpërndara në rrjet tregojnë momentin kur ai qëllohet nga një punonjës policie teksa po lëvizte në trotuar, përpara se të përfshihej në një konflikt të hapur me gjashtë prej tyre.